Naya Ghazi, katërvjeçare, u vra së bashku me babanë e saj në një sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit. Ekipet e mbrojtjes civile libaneze arritën të nxjerrin trupin e fëmijës, Naya Ghazi, pasi ajo kishte qëndruar me orë të tëra nën rrënoja.
Lajmi për vdekjen e saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat libaneze shkruajnë se bëhet fjalë për “buzëqeshjen që vrau Izraelin”. Kujtojmë se dje ushtria izraelite sulmoi një lagje në jug të Bejrutit.
Autoritetet libaneze njoftuan se të paktën 14 njerëz u vranë në sulm – ndër ta pesë fëmijë, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve libaneze – ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Është konfirmuar se ndër të vrarët është komandanti i Hezbollahut Ibrahim Aqil, i cili ishte gjithashtu i kërkuar nga SHBA për rolin e tij të supozuar në sulmin me bombë ndaj ambasadës amerikane në Bejrut në vitin 1983. /Gazetaere