Trajneri i mirënjohur kosovar, tashmë në krye të skuadrës së Drenicës, Bylbyl Sokoli ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kosova Live”, që transmetohet në T7.
Sokoli ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur në Bosilegrad para dy ditësh, ku ekipi i KF Trënoci u sulmua nga policë serbë.
Lojtarët e këtij klubi madje ishin bastisur në zhveshtore, por edhe njëri prej tyre ishte goditur në fytyrë nga një polic serb.
Për këtë ka shprehur shqetësimet e tij edhe “Profa”, i cili i ka bërë thirrje Armand Dukës, presidentit të FSHF-së që të reagojë për këtë ngjarje.
“Duhet të informohet edhe shtypi ndërkombëtar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur. Të gjithë federatat, duke nisur nga ajo e Kosovës deri te ajo e Shqipërisë dhe e Maqedonisë, duhet të reagojnë për këtë. Sidomos Armand Duka, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s”, ka thënë Sokoli.