Bytyqi: Qeveria aktuale kur ishte në opozitë bënte thirrje për greva

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, ka thënë se pos grevave problem tjetër është duke mbetur mungesa e komunikimit mes SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se do të duhej që të uleshin në tavolinë dhe të bisedonin për të gjetur një zgjidhje.

“Ajo çka është për t’u habitur është se vet qeveria aktuale kur ishte në opozitë bënte thirrje në kohën tonë kur ishin grevat, i përkrahte grevat ishte konform bisedave të mira që të zgjidhet problemi, sot zgjedhin rrugën e inferioritetit dhe nuk dëshirojnë fare të komunikojnë me sindikatat. Konsideroj që kjo është çështja më e keqe që po kalohet në fillimin e kësaj greve”,ka thënë Bytyqi.

Kategoritë
LajmeVendi