Caktohet gjyqtari i sfidës Angli-Holandë, Bellingham dikur e akuzoi atë për kurdisje të ndeshjeve

Jude Bellingham pritet që të takohet sërish me gjyqtarin të cilin para disa kohësh e kishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve.

Anglia e siguroi një vend në gjysmëfinale të Euro 2024 pasi mposhti Zvicrën në penallti të shtunën. Fillimisht serinë e golave e hapi Breel Embolo për Zvicrën, para se Bukayo Saka të shënonte për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Cole Palmer, Bellingham, Saka, Ivan Toney dhe Trent Alexander-Arnold ishin të saktë nga pika e bardhë ndërsa Jordan Pickford bëri një pritje të rëndësishme duke ndalur gjuajtjen e Manuel Akanjit.

‘Tre Luanët’ do të përballen me Holandën të cilët fituan me rikthim të rezultatit ndaj Turqisë (2-1), për një vend në gjysmëfinale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Dortmund, shtëpia e vjetër e Bellingham, aty ku shijoi një aventurë fantastike me Borussia Dortmund para se t’i bashkohej Real Madridit në verë.

Gjatë kësaj kohe sa luante në Gjermani, Bellingham ishte dënuar me një gjobë prej 40 mijë eurosh për shkak të një komenti që bëri në drejtim të gjyqtarit Felix Zwayer, shkaku i një vendimi të diskutueshëm që kishte marrë atë kohë.

Ylli i Anglisë e mori si referencë kurdisjen e ndeshjeve për të kritikuar paraqitjen e Zwayer gjatë humbjes së Dortmundit me rezultat 3-2 ndaj Bayern Munichut.

“Për mua, nuk ishte një penallti. Ai (Hummels) as nuk po e shikonte topin dhe po luftonte për ta marrë atë dhe pastaj topi e godet atë”.

“Ju mund të vëreni shumë vendime që u morën gjatë ndeshjes. Ju i jepni një gjyqtar, i cili ka kurdisur ndeshje më herët, ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë po prisnit?”, kishte thënë Bellingham.

Kategoritë
LajmeSport