Tashmë na ndajnë edhe dy ditë nga fillimi i Euro-s 2024, që do të mbahet në Gjermani.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur t’ia besojë ndeshjen hapëse gjyqtarit francez, Clement Turpin.
Turpini, do të ndajë drejtësinë në Kampionat Evropian për herë të tretë në karrierën e tij, pasi që ka qenë gjyqtar edhe në dy Evropianët e kaluar.
Kujtojmë që ndeshja hapëse është ajo mes nikoqirit, Gjermanisë dhe Skocisë që do zhvillohet të premtën në orën 21:00, në “Allianz Arena”.