Carlo Ancelotti mund ta marrë drejtimin e Brazilit nga qershori

Raportimet nga Spanja sugjerojnë se Carlo Ancelotti mund të jetë në krye të Brazilit për kualifikueset e Botërorit në qershor. 

Tekniku italian nuk pritet që të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ përtej fundit të këtij sezoni, por ai mund të largohet edhe para kësaj. 

Ka ende disa sugjerime se ai mund të shkarkohet nëse dështojnë ta mposhtin Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit në vikend. 

Në ndërkohë, Relevo ka insistuar se Real Madridi nuk do ta mbajë Ancelottin për kampanjën e Kupës së Botës për Klube, që do të luhet nga qershori në korrik. 

Nëse largimi është kaq afër, atëherë italiani do të ishte në gjendje të udhëheq Brazilin në kualifikueset e Botërorit ndaj Ekuadorit më 6 qershor dhe ndaj Paraguait më 9 qershor. 

Ani pse për të interesim kanë shprehur edhe Roma dhe Milani, ai duket se ka marrë vendimin për ta udhëhequr Brazilin. 

Sa për Real Madridin, ata tashmë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij gjithashtu. 

Shefi i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka konfirmuar se kanë një marrëveshje ‘gjentëllmene’ për ta liruar Alonson nëse ndonjë klub telefonon

Kategoritë
LajmeSport