“Çartet” Rashica, lojtari kosovar kërkon karton të verdhë te gjyqtari për futbollistin e Galatasarayt

Skuadra e Besiktasit është duke luajtur ndeshjen finale të Superkupës së Turqisë ndaj Galatasarayt.

Në një moment protagonist i këtij takimi ishte Milot Rashica.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u faulua në mesin e fushës dhe ishte duke ndërtuar një kundërsulm të shpejt të skuadrës së tij.

Por, futbollisti turk Akturkoglu e ndali lojtarin kosovar në mënyrë të palejueshme.

Gjyqtari nuk e ndëshkoi me karton të verdhë, kurse Rashica u bë shumë nervoz dhe shkoi afër tij për t’ia kërkuar një gjë të tillë.

Kujtojmë që momentalisht Besiktasi është duke fituar 1:0 me golin e shënuar nga Ciro Immobile.

Kategoritë
Sport