Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun iranian

Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme turke thuhet se Çavuşoğlu dhe Abdollahian në bisedën telefonike diskutuan mbi përgatitjet për vizitën e nivelit të lartë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme turke thuhet se Çavuşoğlu dhe Abdollahian në bisedën telefonike diskutuan mbi përgatitjet për vizitën e nivelit të lartë.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian vizitoi Türkiye-n (Turqinë) më 27 qershor.

Kategoritë
BotaLajme