Çavuşoğlu: Delegacioni turk do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme

“Një ofertë erdhi nga rusët për të mbajtur një takim në nivelin teknik në përgatitje për një takim të mundshëm të ministrave të Jashtëm. Ne gjithashtu do të dërgojmë zv/ministrin tonë në Moskë javën e ardhshme”, tha Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu ka bërë të ditur se një delegacion turk javën e ardhshme do të vizitojë kryeqytetin rus Moskë për bisedime eknike para takimit të planifikuar të shefave të diplomacisë turke, ruse, iraniane dhe siriane, raporton Anadolu.

“Një ofertë erdhi nga rusët për të mbajtur një takim në nivelin teknik në përgatitje për një takim të mundshëm të ministrave të jashtëm. Ne gjithashtu do të dërgojmë zv/ministrin tonë në Moskë javën e ardhshme”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij iranian, Hossein Amir Abdollahian.

Çavuşoğlu tha se i vetmi mekanizëm i mbijetuar për Sirinë është formati i Astanas. “Prandaj, ne u thamë rusëve se nuk ka asgjë të keqe me pjesëmarrjen e Iranit”, shtoi Çavuşoğlu.

Më 28 dhjetor të vitit 2022, ministrat e Mbrojtjes turke, ruse dhe siriane u takuan në Moskë për të diskutuar përpjekjet kundër terrorizmit në Siri dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të siguruar stabilitet në Siri dhe më gjerë në rajon.

Për mundësinë e përfshirjes së Iranit në bisedime, më herët Türkiye tha se Ankaraja do të ishte e “kënaqur nëse Irani përfshihet në këtë proces”.

Edhe pse ende nuk është shpallur data apo lokacioni, takimi i ministrave të Jashtëm do të shënojë një tjetër bisedë të nivelit të lartë që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011.

Kategoritë
BotaLajme