Barcelona është një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje vere në Europë. Katalanasit përpos problemeve financiane që i shoqërojnë prej kohësh, përsëri ia kanë dalë që të bëjnë transferime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe duke dalë jashtë çdo parashikimi.
Deri tani janë veshur katalanas, Kessie, Christensen, Raphinha, Lewandowski, dhe së fundmi Kounde, ndërsa nuk duhet harruar edhe rinovimi me Ousman Dembele, insistim i vetë Xavi Hernandez.
Në këto kushte çdo trajner do ta kishte zili teknikun spanjoll, i cili shikon që t’i plotësohet dëshira e tij me listën e 8 nënshkrimeve që kishte shprehur që në fillimin e merkatos.
5 nga 8 objektivat e Xavit tashmë kanë zbarkuar në “Camp Nou” dhe janë gati për të zbritur në fushën e lojës dhe për t’u bërë protagonistë në sezonin e ri.
Tashmë mbetet që puna e Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff të përqendrohet tek dy lojtarë, që për momentin janë prioriteti i blaugranave.
Mbetet vetëm të barazohen Azpilicueta dhe Alonso nga lista e objektivave prioriteteve, ndërsa Bernardo Silva do të ishte qershia mbi tortë, edhe pse vetëm nëse Frenkie de Jong largohej.
Barça e sezonit premton shumë, pasi elementët që mund të bëjnë diferencën nuk mungojnë dhe testin e parë e kaloi me sukses, teksa në “El Clasico”-n e Las Vegas mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Raphinhas.