Çedomir Jovanoviç për gjenocidin në Srebrenicë: Mallkimi përjetshëm qoftë për xhelatët e popullit tim

Paqe dhe qetësi për çdo kockë nën gurët e varreve në Potoçari, familjeve, popullit dhe miqve që sot përkulen para tyre, mallkim i përjetshëm për xhelatët e popullit tim, që vranë boshnjakët dhe na njollosën neve serbëve në përjetësi, tha Jovanoviç.

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike Serbe, Çedomir Jovanoviç, nuk ka mundur të jetë sot në Potoçari, por ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përkundër gjithçka, koronës dhe të gjitha pasojave të tyre që më penguan të jem në Potoçar, vetëm me mendim dhe jo në prezencë, më shumë se kurrë dua t’u them të gjithëve se edhe sot, pavarësisht plot 27 viteve, të gjata sa janë përjetësia, ende janë por nuk ka shumicë, bisha që lehin dhe ne… le të flasim në vend të shumicës, ta çojmë botën e bishave në ferr, të mbrojmë çdo nënë, bijë, motër dhe grua të dëshmorëve të Srebrenicës nga e keqja, le t’ua kthejmë fytyrën serbëve duke folur për gjenocidin dhe mëkatin e bërë në emrin tonë të themi të vërtetën, për individët që janë përgjegjës, por edhe për ne që i lejuam ata të bëhen imazhi dhe mundësia jonë”, tha Jovanoviç.

“Paqe dhe qetësi për çdo kockë nën gurët e varreve në Potoçari, familjeve, popullit dhe miqve që sot përkulen para tyre, mallkim i përjetshëm për xhelatët e popullit tim, që vranë boshnjakët dhe na njollosën neve serbëve në përjetësi, forcë për popullin tim për t’u përballur me të vërtetën, që të çlirohet nga e keqja e saj dhe kështu t’u lëmë fëmijëve tanë një fytyrë të pastër… Ne nuk do të dorëzohemi kurrë!”, shtoi ai.

Sot shënohet 27 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Në prani të disa mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë nga vende të ndryshme të botës, në Potoçari po mbahet një përkujtim dhe varrim për 50 viktima të tjera të identifikuara të gjenocidit në Srebrenicë nga korriku 1995.

Kategoritë
LajmeRajoni