Çedomir Jovanoviç pretendon se është rrahur: “Më thyen dorën”

Politikani Čedomir Jovanović ka ndarë në profilin e tij në Instagram një video ku shihet dora e tij në allçi, ndërsa përpiqet të shpjegojë me lot në sy se çfarë i ka ndodhur.

Në postimin e tij ai tha se është rrahur, por se pavarësisht lëndimit, ndjehet mirë. Me atë rast, ai përmendi edhe fëmijët e tij.

“Çdo gjë është në rregull. Vetëm më thyen dorën, por kjo s’është asgjë në krahasim me atë që jam i gatshëm të përballoj. Për Mihajlon tim, Anën, Zokun dhe Anxhun,“ tha Jovanović.

Ndjekësit e tij në komente e pyetën se çfarë kishte ndodhur saktësisht, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve.

Kategoritë
LajmeRajoni