Cem Struzha, i riu nga Prizreni, një ndërmarrës i ri dhe vizionar, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare EIT Jumpstarter.
Struzha ekipi i tij me projektin WellScanPro fituan vendin e dytë në kategorinë e Shëndetësisë, duke u vlerësuar gjithashtu me çmimin prestigjioz “Best Western Balkans Startup Award”.
WellScanPro është një platformë e avancuar që përdor inteligjencën artificiale për të ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për testimin e urinës me 15 parametra të ndryshëm. Ky projekt synon të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor duke e bërë atë më të aksesueshëm dhe efikas për njerëzit anembanë botës.
“Ky çmim është një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit tonë për të fuqizuar individët të kujdesen për shëndetin e tyre, kudo dhe kurdo,” deklaroi Cem Struzha pas shpalljes së rezultateve./Gazeta e Re