Boksieri ukrainas Oleksandr Usik në një mënyrë të shkëlqyer e mposhti Tyson Furyn dhe mbeti kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa fitoren e festoi me një bluzë interesante.
Spektakli në Arabinë Saudite përfundoi me vendimin unanim të gjyqtarëve në favor të Oleksandr Usikut. Ukrainasi dominoi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes dhe në fund e meritoi fitoren, megjithëse fansat e Tyson Furit, si edhe ai vetë, ishin të bindur se britaniku duhej ta kishte fituar.
Usiku e festoi fitoren me një bluzë të veçantë me një mesazh në gjuhën greke. Me një kryq të madh, në bluzë shkruhej “Ortodoksia ose vdekja”.
I njohur si një besimtar i madh, Usiku edhe në Arabinë Saudite, përmes kësaj bluze domethënëse, dëshiroi të shprehte identitetin dhe bindjet e tij personale, si dhe të pasqyronte vlerat e tij shpirtërore.
Usiku më parë ka përdorur të njëjtin slogan dhe për këtë ka përdorur një flamur të vogël me të njëjtin simbol.
Kujtojmë se Usiku fitoi 108 milionë euro për këtë ndeshje, ndërsa Fury inkasoi pak më pak, 72 milionë euro. Me fitoren e tij të dytë ndaj Furyt në revanš, ukrainasi tregoi se është i pakrahasueshëm në kategorinë e peshave të rënda.