Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Muaji i Ramazanit është një muaj i shenjtë për muslimanët. Agjërimi, i cili zgjat nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, lidhet më së shumti me këtë muaj. Megjithatë, ka disa rregulla të tjera që duhen ndjekur në mënyrë që agjërimi të jetë i vlefshëm.

Drejtori ekzekutiv i Muslim Charity Right, Sajad Mahmood, tha se agjërimi gjatë Ramazanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është një kohë për të përmirësuar lidhjen me Zotin dhe një kohë për vetëkontroll.,

“Ramazani është një muaj që duhet të veprojë si një muaj trajnimi shpirtëror për pjesën tjetër të vitit. Qëllimi i Ramazanit është t’ju ndihmojë të ndërtoni zakone të mira për pjesën tjetër të vitit, në mënyrë që të jeni shpirtërisht dhe mendërisht më të fortë se sa keni qenë më parë. “tha Mahmood.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me kontrollin e vakteve dhe agjërimin. Ka rregulla edhe në lidhje me marrëdhëniet intime gjatë këtij muaji. Shumë mund të pyesin nëse seksi lejohet gjatë Ramazanit.

Realiteti është se shumë muslimanë pavarësisht statusit të tyre martesor do të jenë akoma seksualisht aktivë gjatë muajit të Ramazanit. Mirëpo, çfarë lejohet dhe çfarë jo, lidhet me orët e agjërimit.

Marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara gjatë agjërimit. Pasi të përfundojë agjërimi për ditën, ato gjëra që konsiderohen të ndaluara gjatë orëve të ditës mund të vazhdojnë derisa të rifillojë agjërimi të nesërmen.

“Përqafimet dhe puthjet lejohen mes bashkëshortëve gjatë ditës, përderisa kjo nuk çon në marrëdhënie më intime. Ky rregull shërben që besimtarët të mos shqetësohen gjatë ditës dhe të kenë më shumë kohë për adhurime dhe vepra të mira ndaj të tjerëve”, thotë. Mahmud.

Edhe pse pjesa më e madhe e kohës dhe energjisë duhet të shpenzohet për detyrat fetare, muslimanëve u lejohet të vazhdojnë jetën e tyre seksuale pas Akshamit, d.m.th. pas errësirës deri në agim.

Është e rëndësishme të theksohet se Islami nuk i lejon marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, ndaj gjatë këtij muaji të shenjtë teknikisht duhet të shmanget edhe më shumë seksi jashtëmartesor. Ramazani ndikon në shumë aspekte të jetës së agjëruesit, jo vetëm kur ha. Kjo ndikon në jetën e tyre seksuale, planet sociale, hobi dhe zakonet e shpenzimeve. Është një muaj që i kushtohet kryesisht fesë.

Kategoritë
Të ndryshme