Çfarë mesazhe po marrin serbët që vendosën barrikadat nga shefat e tyre?

Televizion ABC ka udhëtuar ditën e hënë në veri të Kosovës, për të raportuar nga afër se çfarë po ndodh atje, duke parë situatën e tensionuar dhe vendosjen e barrikadave në rrugë.

Gazetarja Linda Karadaku ka raportuar: Për herë të parë policia e Kosovës nga pjesa jugore e Mitrovicës ka dalë në pjesën veriore. Ditën e sotme në pjesën veriore dhe në Zveçan ka një situatë totalisht pritjeje. Mesazhet që i vijnë serbëve në veri të Kosovës edhe nga liderët e tyre nuk janë për heqjen e barrikadave.

Gjatë komunikimit të gazetares Karadaku me banorët shqiptarë në veri, ata “kanë shprehur besim te policia e Kosovës dhe presin që në fund të fundit krizat të përfundojnë në tavolinë, të përfundojnë me kompromis sado të mëdha që janë.”

Karadaku: Presin sheshimin e tensioneve. Ndihen të mbrojtur nga KFOR, EULEX dhe policia e Kosovës. Pjesa veriore e Mitrovicës është bosh. Nuk ka njerëz, vetëm flamujt e Serbisë. Shkollat janë të mbyllura, dyqanet janë të mbyllura me përjashtim të farmacive dhe disa dyqaneve që shesin produktet bazë, si buka.

Kategoritë
LajmeVendi