Çfarë po ndodh me aplikacionin Telegram? 25 mln shkarkime të reja brenda 72 ore! Ja çfarë duhet të dini…

Aplikacioni Telegram raportoi rritjen të papritur të numrit të përdoruesve menjëherë pasi rivali më i madh WhatsApp përditësoi termat e shërbimit duke shkaktuar debat.

Aplikacioni i komunikimit Telegram ka arritur 500 milionë përdoruesve nga mbarë bota.

WhatsApp, që përdor teknologjinë e enkriptimit të Signal, lançoi ditën e Mërkure termat e rinj të shërbimit duke ju kërkuar përdoruesve që të ndajnë informacionet e tyre me rrjetin social Facebook ose të ndalojnë së përdoruri aplikacionin.

Disa aktivistë të privatësisë kërkuan përdoruesve që të kalojnë në aplikacione si Signal dhe Telegram. Popullariteti i Signal u rrit më tutje pasi u lavdërua edhe nga Elon Musk për ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter por edhe bosi i këtij të fundit Jack Dorsey.

Mëse 400 mijë përdorues instaluan Signal në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në dy ditët e fundit. Telegram pati 25 milionë shkarkime sipas firmës analitike Sensor Tower.

Instalimet e reja të WhatsApp ranë me 11% në 7 ditët e para të 2021 krahasuar me javët e kaluara por ende sipas Sensor Tower kishte 10.5 milionë shkarkime globalisht.

Në anën tjetër, disa analistë ishin shprehur më herët se Telegram do të monetizonte platformën përmes projektit blockchain. Por pas disa shtyrjesh dhe problemesh me autoritetet rregullatore Telegram vendosi të braktisë projektin i cili kishte afruar 1.7 miliardë dollarë investime në 2018-ën. Prej tyre Telegram riktheu 1.2 miliardë dollarë.

Të gjitha funksionet aktuale të aplikacionit do të mbeten falas tha Durov që është një prej kritikëve kryesore të WhatsApp. Së bashku me këtë lajm Telegram prezantoi edhe funksionet e reja të bisedave në grup të cilat do të kenë thirrje zanore.

Funksioni i ri është i ngjashëm me atë që ofron Discord.

Telegram nuk është aq i sigurtë sa kemi besuar

Funksioni People Nearby në Telegram nuk është aq i sigurte sa keni menduar. Një inxhinier softueri gjeti se ky opsion mund të ketë ekspozuar vendndodhjen e saktë tek kriminelë kibernetikë.

Inxhinieri Ahmed Hassan, zbuloi problemin serioz të sigurisë në Telegram. Opsioni nuk aktivizohet automatikisht por duhet ta bëni manualisht

Me tu aktivizuar, përdoruesit mund të shohin përdoruesit e tjerë Telegram që gjenden pranë dhe që kanë zgjedhur të aktivizojnë këtë opsion.

Në pamje të parë People Nearby nuk përbën kërcënim serioz. Nuk ekspozon vendndodhjen e saktë vetëm hapësirën gjeografike ku gjendeni.

Por pas disa hulumtimeve, Hassan gjeti se funksioni mund të abuzohet lehtësisht nga hakerët. Ai publikoi një analizë të thellë të problemi të sigurte në Ahmed’s Notes.

Në postimin në fjalë Hassan thotë se aktorë të këqij mund të përdorin harduerë të veçantë për të grumbulluar informacione të pajisjeve GPS në hapësirën përreth.

Ai komunikoi me Telegram shqetësimet e tij dhe kompania u përgjigj se diçka e tillë nuk është problem.

Telegram ka bërë emër si aplikacion që komunikimin dhe të dhënat i mban private. Por platforma po injoron një prej problemeve më të rrezikshme të sigurisë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji