Çfarë tha Rama për bandat në Veri dhe çfarë i kërkoi Vuçiqit për to

Qeveria e Shqipërisë i doli në krah sot Kosovës, duke dënuar sjelljen e grupeve serbe në veri të vendit.

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Albin Kurtin, duke thënë se marrëveshja duhet zbatuar dhe se Kosova është në të drejtën e saj.

“Ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke e shtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar përshëndeti shtyrjen e vendosjes së reciprocitetit me 30 ditë, duke përgëzuar Albin Kurtin për vetëpërmbajtjen. Rama i drejtoi këtë mesazh të drejtpërdrejtë mikut të tij Vuçiç.

“Të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe me asnjë lloj alibie gruper e caktuar a në veriun e Ksoovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje”, tha Rama.

Deklaratat Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp me homologun spanjoll, i cili ishte në Tiranë, si pjesë e një vizite në rajon.

Pedros Sancez tha se vendi i tij do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën.

“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian”, tha kryeministri spanjoll.

Të dyja qeveritë firmosën një marrëveshje të përbashkët për luftimin e krimit ndërkombëtar.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi