Chelsea solli një talent brazilian 18-vjeçar për 12.5 milionë euro

CHELSEA njoftoi në faqen e saj zyrtare se ka sjellë Andrey Santos nga Vasco da Gama për 12.5 milionë euro. Ky është një mesfushor qendror 18-vjeçar që ndihmoi Vascon të hynte në ligën e parë sezonin e kaluar duke shënuar tetë gola në 33 paraqitje.

“Kjo është një mundësi e madhe për mua. Chelsea është një klub i madh që konkurron në një kompeticion të madh si Premier League, jam shumë i emocionuar për këtë transferim. Lojtarët këtu janë të mrekullueshëm për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. ”, tha Santos pas nënshkrimit të kontratës.

Klubi londinez ishte afër mbylljes së kësaj marrëveshje në dhjetor, por në fund negociatat u zvarritën deri pas Vitit të Ri sepse Santos kishte një klauzolë blerjeje në kontratë të caktuar në 40 milionë euro. Megjithatë, drejtuesit e Chelseat arritën të negociojnë një transferim shumë më të lirë.

Kategoritë
Sport