Chelsea “tallet” me dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson, mesazhi i klubit bëhet viral

Pas njoftimit se Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Chelsea i ka bërë të qarta mendimet se kush duhet ta marrë detyrën me një postim në Twitter, duke bërë në një farë mënyre shaka.

Pas disa javësh skandalesh dhe spekulimesh, Johnson më në fund dha dorëheqjen si lider i partisë Konservatore të enjten (7 korrik). Kjo ka çuar në spekulime se kush do të jetë i radhës për punën më të rëndësishme në politikën britanike.

“Blutë” kanë vendosur një emër që me siguri do të ishte i popullarizuar në mesin e tifozëve të tyre, pasi ata postuan një foto të një baneri që shfaqet në Stamford Bridge.

Flamuri ‘Tuchel për PM (kryeministër)’ shkon vetëm për të treguar popullaritetin e trajnerit gjerman në klubin londinez. Gjermani i ka sjellë sukses klubit të Londrës perëndimore që kur u emërua si pasardhësi i Frank Lampard në janar 2021.

Kategoritë
Sport