Mediat britanike njoftuan sot se Chelsea e Londrës ka urdhëruar futbollistin e saj Lesley Ugochukwu që të largohet nga kampi i kombëtares franceze në Lojërat Olimpike dhe të kthehet në klub.
Një kërkesë e tillë nga blutë ka mbërritur të premten, vetëm pesë ditë para ndeshjes së parë të skuadrës olimpike Tringjyrësh, të cilën ata do ta luajnë të mërkurën kundër Amerikës.
Se Ugochukwu nuk do të jetë në skuadrën franceze është konfirmuar edhe nga Federata Franceze e Futbollit, e cila ka njoftuar se Chelsea ka dërguar kërkesën e lartpërmendur.
“Me kërkesë të Chelsea FC, Lesley Ugochukwu do të largohet përgjithmonë nga ekipi olimpik francez i futbollit dhe nuk do të jetë më i disponueshëm për ekipin”, njoftoi NS France, siç raporton The Sun.
Gjithashtu, francezët i dërguan Chelseat një kërkesë për të llogaritur Ugochukwu si një nga rezervat e mundshëm, pra për ta përfshirë në listën e futbollistëve që mund të thërrasin në rast se disa lojtarë të ekipit të parë lëndohen.
Chelsea nuk ka sqaruar kërkesën e tyre, por mesa duket Ugochukwu i nevojitet trajnerit të ri Enzo Maresca në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.
Në Lojërat Olimpike, Franca do të luajë në Grupin A, së bashku me kombëtaren e Amerikës, Guinesë dhe Zelandës së Re.