Çifti i çuditshëm i Evropës, marrëdhëniet jofunksionale në zemër të BE-së

Marrëdhëniet mes dy krerëve të Bashkimit Evropian, Ursula von der Lajen dhe Çarls Mishel janë më të këqijat që kur dy liderët erdhën në pushtet. Mediet raportojnë se ata e kontestojnë njëri-tjetrin nëpër takime ndërkombëtare duke humbur unifikimin e BE-së i cili është kaq delikat në funksionimin e bllokut. 

Media kryesore për çështjet politike në kontinentin evropian Politico ka shkruar se Bashkimi Evropian ndodhet në një përçarje në rang liderësh të unionit.

Ata shkruajnë se marrëdhëniet mes presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel nuk kanë qenë kurrë më keq se sa aktualisht.

Sipas tyre kjo do të vihet re edhe në ngjarjet e ardhshme ku dy liderët do të përfaqësojnë bllokun.

Javën e ardhshme në Bali të Indonezisë do të mbahet samiti i G20 i cili pritet të mos i gjejë dy udhëheqësit e bllokut të unifikuar në qëndrimet e tyre politike.

Dy zyrtarët kryesorë të shteteve më të fuqishme në botë ka më shumë gjasa që ta shmangin njëri-tjetrin.

Gati tre vjet që kur ata erdhën në pushtet, relatat mes Michel dhe Ursula von der Leyen kanë pësuar krisje në mënyrë të jashtëzakonshme dhe dy liderët kanë pasur qasje të ndryshme në takimet me personalitetet e huaja.

Partneriteti jofunksional nuk po ndikon vetëm në agjendën legjislative dhe politike të BE-së, e cila varet nga bashkëpunimi ndërinstitucional, por kërcënon që të minojë pozitën e BE-së në botë.

Presidenti i Këshillit, Charles Michel pritet të takohet me presidentin e Kinës, Shi Xhinping në samitin e Indonezisë, ndërsa presidentja von der Leyen nuk është e ftuar.

Shkak për të është bërë refuzimi i saj për të lejuar zotin Michel për të marrë pjesë në një takim me kryeministrin indian Narenda Modi në G7 në Gjermani në muajin qershor.

Rivaliteti midis Komisionit dhe Këshillit ka qenë prej kohësh një sfidë për shkak të një tensioni të natyrshëm strukturor brenda sistemit të BE-së.

Takimet midis von der Leyen dhe Michel janë praktikisht inekzistente, madje edhe në prag të samiteve të Këshillit Evropian, zakonisht forumi ku BE bën përparim në sfidat e mëdha strategjike dhe të menjëhershme me të cilat përballet blloku.

Kategoritë
BotaLajme