Çifti organizoi dasmën në breg të detit, dallgët gjigande ua prishën atë (VIDEO)

Dallgë masive u përplasen në breg dhe prishën një dasmë në Kailua-Kona, në ishullin e madh të Haëaii, gjatë një stuhie tropikale më 16 korrik.

Dillon dhe Riley Murphy  do ta mbajnë mend oër gjithë jetën këtë ditë jo si dita më e bukur e tyre, por si dita ku cdo gjë u shkatërrua nga dallgët.

Çifti tha se fillimisht ishin të shqetësuar se stuhia tropikale Darby do të sillte shi në ditën e tyre të dasmës në Pallatin. Darby u shua, por më pas valët u përplasën.

Ne ishim thuajse gati në atë moment derisa dallgë të mëdha gjigande u shfaqën papritur në horizont. Fatmirësisht nuk kishte ende ushqim në asnjë nga tavolinat dhe aq më tepër tortë tha Dillon.

Në videon e publikuar nga AFP, shihen dallgë të mëdha të përplaset në breg të detit ku dhe po zhvillohej dasma dhe të ftuarit duke u larguar të panikosur prej aty.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, veç një dasme ndryshe nga ç’jemi mësuar ku çdo gjë është në perfeksion.

Kategoritë
Të ndryshme