Ciklon dëbore në Amerikë, trashësia arrin deri në 70 cm, 70 mln amerikanë pa energji elektrike

Një stuhi me erëra deri në 100 km/h ka goditur lindjen e Shteteve të Bashkuara, disa bashki kanë shpallur gjendjen e emergjencës pas intensitetit të lartë të borës, e cila solli edhe mungesën e energjisë elektrike te miliona familje.

Një stuhi dëbore ka goditur lindjen e Shteteve të Bashkuara duke sjellë erëra të forta dhe trashësi deri në 70 borë në disa vende.

Si pasojë e stuhisë u ndërpre transporti publik, u anuluan qindra fluturime, si edhe pati ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 70 milionë familje.

Intensiteti më i lartë i dëborës u regjistrua në Nju Jork dhe në Boston, të cilën vendasit e quajtën si ciklon dëbore.

“Stuhia filloi më vonë nga sa mendonim, por tani trashësia po rritet me 8 centimetër në çdo orë, situata po bëhet e rëndë. Ka pothuajse zero shikueshmëri kur drejton automjetin.”

Kryebashkiaku i Bostonit, Michelle Wu shpalli gjendjen e emergjencës.

Një banor tjetër nga qyteti Marshfilld në Massachusetts ka marrë masa afatgjate pas ndërprerjes të energjisë elektrike e cila mund të zgjasë.

“Po, na ikën dritat para dy orësh, tani po ndezim gjeneratorin që të përpiqemi të risjellim energji elektrike që të ngrohemi. Mora këtë gjeneratorin 8000 W, do na sjellë energji në pjesën më të madhe të shtëpisë, u përgatitëm, kemi marrë ushqime rezervë, ujë dhe shumë gjëra të tjera, duhet të jemi të gatshëm për të ndenjur disa ditë pa drita. “

Alarmi për stuhinë e dëborës shkoi deri në Florida, pasi erërat pritet të shkonin deri në 96 km/h dhe sipas shërbimit kombëtar të motit, temperaturat pritet të bien disa gradë nën zero.

Kategoritë
BotaLajme