Çitaku kërkon dorëheqjen e Kurtit: Jep dorëheqje, ulu si deputet – lëni akuzat, ju po komunikoni me Listën Serbe

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvend, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një statusi në facebook, Çitaku theksoi se kreu i Qeverisë duhet të tërhiqet nga posti i tij dhe të vazhdojë si deputet, duke theksuar se ligji për këtë procedurë është miratuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo akuzoi Qeverinë për dështim në sigurimin e një shumice stabile në Kuvend dhe për, siç tha, komunikime të fshehta me Listën Serbe për qëllime politike.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi