City mori një ofertë të pabesueshme për të huazuar Haaland për 28 ditë gjatë Kupës së Botës

Liga e ulët angleze Aston United ka konfirmuar në një njoftim zyrtar të klubit se i ka ofruar Manchester Cityt mundësinë e huazimit 28-ditor për sulmuesin Erling Haaland gjatë Kupës së Botës.

Në Botërorin e Katarit udhëtuan gjithsej 16 lojtarë nga skuadra e parë e Mançester Sitit, por në mesin e tyre nuk ishte Haaland, i cili nuk u kualifikua në Kupën e Botës me Norvegjinë.

Norvegjezi ka njoftuar se do të pushojë dhe do të luajë golf gjatë pushimit ndërkombëtar, por në vend të kësaj, Aston United po i ofron atij mundësinë që të bashkohet me radhët e tyre dhe kështu të ruajë formën e tij.

Në deklaratën zyrtare të klubit nga Liga Kombëtare Veri (Liga e Shtatë) e publikuar të hënën thuhet:
“Ashton United mund të konfirmojë se klubi ka paraqitur një ofertë për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland në një huazim 28-ditor. Me kampionët në fuqi të Premier League jashtë fushës deri në fund të dhjetorit dhe gjatë Kupës së Botës, ne i jemi afruar fqinjëve tanë në Etihad me një ofertë për të luajtur për ne për të mbajtur në formë.”

Menaxheri i Ashton United, Michael Clegg shpjegoi lëvizjen.
“City nuk po luan dhe ne duam të ndihmojmë duke e mbajtur Erling në formë. Ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë. Mendojmë se ai do të na përgjigjet shumë mirë dhe do të përshtatet shumë mirë me dinamikën e ekipit tonë.”

,Edhe pse është e qartë se bëhet fjalë kryesisht për shaka, Manchester City ende nuk i është përgjigjur kësaj oferte “të guximshme” nga Ashton United.

Kategoritë
Sport