Çka po ndodh në Ohër? Zëdhënësi i BE-së: Takimi Kurti – Vuçiq mund të përfundojë në mbrëmje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nuk ka dhënë detaje për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që po mbahet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut .

Në një konferencë për medie, ai tha se takimi Kurti-Vuçiq ndoshta mund të përfundojë në mbrëmje.

Ai tha se pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të dalë para gazetarëve.

Ndryshe, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi