Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Më 28 janar 2025, Hashim Thaçi kishte parashtruar dy kërkesa për lirimin e përkohshëm në Kosovë për të realizuar vizitë treditore tek babai i tij i cili kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Këto dy kërkesa të cilat edhe janë refuzuar, Thaçi përmes mbrojtjes së tij i kishte dërguar tek trupi gjykues ku gjykohet për krime lufte dhe tek gjyqtarja e procedurës paraprake ku akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Thaçi kishte kërkuar që ta vizitojë babain e tij në praninë e nënës së tij, kujdestarit të babait të tij, gruas dhe djalit të tij.

Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare.

Sipas vendimit të kryegjyqtarit Charles Smith III, ZPS-ja kishte kundërshtuar kërkesën duke argumentuar se lirimi i përkohshëm nuk duhet të pranohet për Thaçin pasi që është gjetur se ai iu ka ofruar vizitorëve të paautorizuar informacione konfidenciale lidhur me përmbajtjen e dëshmive për dëshmitarët e ardhshëm.

Ndërsa, Administratorja kishte vënë në dukje se gjendja e dobët shëndetësore e Haxhi Thaçit (babait të Thaçit) është një situatë që ka vazhduar që nga vizita e fundit e Thaçit në Kosovë më 1 shtator 2023.

“Administratorja thekson se ekzistojnë mjete alternative për Z. Thaçi për të qëndruar në kontakt të ngushtë me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, siç janë vizitat, telefonatat dhe korrespodenca. Administratorja sugjeron që, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe duke marrë parasysh rrethanat e kërkesës, (i) për muajin shkurt 2025, [REDAKTUAR]; dhe (ii) Njësia e Menaxhimit të Burgosjes mund të mundësojë [REDAKTUAR] vizita shtesë me video, gjithsej, me [REDAKTUAR], nëse kërkohet, më [REDAKTUAR] shkurt 2025”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, Administratorja kishte paraqitur se në rast që lirohet Thaçi përkohësisht ai duhet t’i kufizohet vizita në një ditë si dhe të ketë kohë të kufizuar për ta takuar babain e tij, një anëtarë të familjes që duhet të identifikohet si dhe kujdestarin e babait të tij. Po ashtu ishte përmendur që kjo vizitë të realizohet në kushte sekrete.

Si rrjedhojë, në vendim thuhet se Paneli nuk është i bindur që gjendja aktuale mjekësore e babait të Thaçit është e konsiderueshëm duke pasur parasysh që ai ka qenë i hospitalizuar. Megjithatë, aty thuhet se Paneli ka dal në përfundime se  Haxhi Shala është stabilizuar dhe ai është liruar nga spitali dhe në kërkesë s’ka informacione se s’mundja e tij është serioze në këtë moment.

“Megjithëse Mbrojtja e Thaçit thekson rekomandimin në raportin mjekësor që thotë se Z. Haxhi Thaçi duhet të “[REDAKTUAR]”, nuk ka informacion në kërkesë që sugjeron se Z. Haxhi Thaçi ka pasur nevojë për rihospitalizim ose që gjendja e tij po përkeqësohet. Paneli vë në dukje se Z. Haxhi Thaçi është i moshuar dhe ka shqetësime shëndetësore, por, siç është thënë, nuk ka informacion në kërkesë që të tregojë se sëmundja e tij është serioze në këtë moment”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, Paneli rikujtoi faktin që ekziston klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat gjyqësore pasi edhe vetë Thaçi dyshohet se ka qenë pjesë e një procesi të tillë duke ofruar informacione për persona të paautorizuar për çka tashmë ka aktakuzë.

Z. Thaçi është akuzuar – përveç akuzave në këto procedura – për krime kundër administratës së drejtësisë dhe administratës publike dhe krime kundër rendit publik për pretenduar se ka zbuluar informacion sekret që iu është dhënë atij në këtë proces gjyqësor dhe, bashkë me të tjerë, ka koordinuar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshminë e dhe/ose kontaktin e dëshmitarëve të SPO-së në këtë rast”, thuhet në vendim.

Si rrjedhojë, Paneli ka gjetur se duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, gjendja mjekësore e babait të Thaçit nuk përben arsyeje humanitare të forta që mund ta justifikojnë lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Ndërsa, për të qëndruar në kontakt të ngushtë me familjen Thaçi, Administratorja u urdhërua që të mundësojë video-lidhje shtesë me disa persona nga familja e ngushtë emrat e të cilëve janë të redaktuar për publikun.

Kurse në vendimin e gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, thuhet se ajo është e vetëdijshme për faktin se babai i Thaçit është në një moshë të shtyrë dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është duke u përkeqësuar.

Kategoritë
LajmeVendi