“Çmendet” moti në Itali, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

Italia është goditur gjatë ditës së sotme nga stuhi të forta shiu. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane zona e Camapnias është më e prekura, ku rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në video rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

 

Kategoritë
BotaLajme