“Çmenduri” në Turqi, skuadra e Jose Mourinho-s shënon golin e fitores në sekondat e fundit

Skuadra e Fenerbahces ka fituar derbin e javës në Superligën e Turqisë ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2:3.

Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Papara Park” dhe fituesi i zgjidh në sekondat e fundit.

Kur rezultati ishte 2:2, mesfushori Amrabat shënoi një gol në sekondat e fundit për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Fenerit.

Një festë e çmendur u pa nga trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët e tij.

Me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e dytë, pesë më pak se lideri, Galatasaray (28).

Kategoritë
Sport