Çmimet e Importit shënuan rritje në TM4 për 0.5% krahasuar me TM3 2020

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 0.5% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020.

Ngritje më të mëdha të çmimeve, sipas sektorëve, ishin te: produktet minerale (3.2%); produktet bimore (2.9%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (2.2%); lëkura dhe artikujt prej saj (1.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.8%); produktet e industrive kimike (0.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (0.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.4%); vajrat ushqyese (0.4%); dhe shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.3%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt prej tij (-3.1%); këpucët (-2.1%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (-1.5%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.2%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.6%);  mjetet e transportit  (-0.1%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me TM4 2020 me TM4 2019, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-1.4%). Rëniet më të mëdha, sipas sektorëve, ishin te: produktet minerale       (-13.9%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-13.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre

(-0.8%); letra dhe artikujt prej saj (-0.6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.4%); si dhe druri dhe artikujt prej tij (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (8.7%); lëkura dhe artikujt prej saj (7.6%); mjetet e transportit (5.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.0%); këpucët (1.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.2%); vajrat ushqyese (1.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (0.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); produktet e industrive kimike (0.4%); si dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.3%).

Kategoritë
EkonomiLajme