Çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve rriten për 1,3%, perimet për 3,7%

Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023.

Inflacioni mujor ishte 0,3% në muajin janar 2024.

Lexo Edhe:

Zgjidhja më e lehtë për të hequr Psoriasis në kushte shtëpie

Gruaja e Navalny flet në Mynih: Nëse është e vërtetë që Alexey ka vdekur, …
Janar 2024 / Janar 2023 1,8%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK.

Janar 2024 / Dhjetor 2023 0,3%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeVendi