“CR7 nuk është i mirëpritur”, reagon Ronaldo ndaj tifozëve të Atletico Madrid

Cristiano Ronaldo është një nga temat më të “nxehta” të kësaj merkatoje vere, pasi qëndrimi i portugezit në “Old Trafford” nuk është i sigurt.

CR7 ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi dëshiron të luajë në Champions League, kompeticion që djajtë nuk ia dolën të siguronin.

Klubi më i fundit që u lidh me transferimin e Ronaldos ishte Atletico Madrid, por kjo nuk u pëlqeu aspak tifozëve, të cilët nisën fushatën “ContraCR7”

Por jo vetëm kaq, të tjera pankarta janë kundër transferimit të yllit portugez. “CR7 nuk është i mirëpritur”, tifozët e “Loc Colchoneros” shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon.

Megjithatë, Ronaldo nuk ka hezituar të reagoj pas kësaj pankarte. Pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa duke komentuar me një seri emoji duke qeshur nën një postim në Instagram që tregonte reagimin e tifozëve të Atletico ndaj raportimeve që lidhnin yllin portugez me një lëvizje në “Wanda Metropolitano”.

Kategoritë
Sport