Cristiano bashkohet me familjen në ditën pushim. Georgina e pret krahë hapur

Në ditët e pushimit në Kupën e Botës, Cristiano Ronaldo nxiton të bashkohet me familjen e tij.

Sulmuesi portugez që do të ndeshet të martën në 1/8 me Zvicrën ka postuar foto me të fejuarën Georgina Rodriguez dhe motrën e tij nga Doha, ku ato ndodhen për të ndjekur nga afër Kombëtarën e Portugalisë ku Cristiano është pjesë për të pestin botëror.

Fotot janë postuar nga Katia Ronaldo në Instagram, e cila ndodhet në Katar edhe me dy fëmijët e saj. Georgina duket se po i shijon ditët e nxehta të Dohas ku është shfaqur edhe me bikini në një nga plazhet private të qytetit.

Kategoritë
Sport