Cristiano Ronaldo bën “sexhde” pas golit

Futbollisti portugez, ylli 38-vjeçar Ronaldo, shkoi në sexhde pas golit që shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes duke e kaluar ekipin e tij në fitore me rezultatin 3-2.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili luan në Al-Nassr një prej ekipeve të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite, bëri “sexhde” pas golit që shënoi.

Ekipet Al-Nassr dhe Al-Shabab u përballën në kryeqytetin Riad për ndeshjen e javës së 28-të në Ligë.

Futbollisti portugez, ylli 38-vjeçar Ronaldo, shkoi në sexhde pas golit që shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes duke e kaluar ekipin e tij në fitore me rezultatin 3-2.

Al-Nassr e përfundoi ndeshjen me fitoren 3-2.

Kategoritë
Sport