Cristiano Ronaldo mes Arabisë e Amerikës, por ai kërkon vetëm Champions League

Eleminimi i Portugalisë dhe lënia në stol e Crisitano Ronaldos në ndeshjen më deçisive të Kupës së Botë, për Portuglinë akoma nuk janë harruar.

Pas një postimi të gjatë në profilin e tij në “Instagram”, ku kampioni luzitan flet për vështirësitë e kaluar në këtë Kupë Bote, duket se nuk është deklarata e fundit. Ai nuk përmend trajneri Fernando Santos në postim, por “tregon” se shumë shpejt do të thotë të vërtetën.

Megjithatë tani lind një pyetje tjetër. A do të luajë një Botëror tjetër në mënyrë që të bëhet lojtari i vetëm që ka luajtur në gjashtë? Deri më tani nuk ka të dhëna se çdo të ndodhë, por në fund të vitit 2026, Ronaldo do të jetë 41 vjeç dhe do t’i duhet një ekip që t’i ofrojë minuta të sigurta në fushë për të arritur formën që 5 herë fituesi i Topit të Artë kërkon.

Nga njëra anë është hipoteza e Al-Nassr që portugezi e ka mohuar pavarësisht ofertës shokuese prej 500 milionë eurosh në dy vjet e gjysmë dhe nga ana tjetër është MLS, me Inter Miamin e David Beckham, i cili është gati të hapë “thesin” për ta kthyer Ronaldo në imazhin e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuar, kur Ronaldo të jetë 41 vjeç.

Mirëpo, luzitani duket se ender kërkon “skenën” Champions dhe do të jetë në kërkim të një ekipi elitar në Evropë, që do t’i ofrojë atij rolin e një lideri në fushën e lojës për 5 herë fituesin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit Evropian.

Kategoritë
BotaLajmeSport