Çudira nga Italia/ Të pavaksinuarit japin 140 euro për tu infektuar, do habiteni me arsyen

Në Itali të pavaksinuarit paguajnë 140 euro për të darkuar me persona me Covid, në mënyrë që  të infektohen që të mos vaksinohen.

“Në këtë mënyrë ata do të mund t’i shpëtojnë vaksinës”, raporton  britanikja “ Daily Mail ”.

Qeveria e Romës ka njoftuar se nga 1 shkurti, vaksinimi kundër Covid do të jetë i detyrueshëm për personat  mbi 50 vjeç.

Ata që nuk janë vaksinuar do të thirren të paguajnë gjoba, duke rrezikuar edhe humbjen e vendit të punës.

Në Itali, në certifikatën shëndetësore duhet të shënohet nëse dikush është infektuar me Covid  në mënyrë që të përjashtohet nga masat e qeverisë.

“Unë jam duke kërkuar urgjentisht për një rast pozitiv dhe jam i gatshëm të paguaj,” shkruan  një mohuese e vaksinës së Covid  në internet , tha policia italiane, sipas The Daily Beast.

Kategoritë
BotaLajme