”CV-ja që po qarkullon në portale është e vjetër dhe gjendet në uebsajtin e vjetër të universitetit të cilën nuk e kam publikuar unë”, sqarohet dekani i Fakultetit Juridik të UPZ-së

Muharrem Faiku, dekani i ri i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit ka sqaruar çështjen e CV-së së tij e cila është publikuar në një artikull të portalit  me titull ‘’ Harrojeni Bujar Dugollin, dekani i ri i Universitetit të Prizrenit me gabime drejtshkrimi që ju lënë gojëhapur ‘

I kontaktuar nga Gazeta e Re lidhur për këtë çështje, Faiku ka thënë se CV-ja në fjalë nuk gjendet në uebsajtin zyrtar të universitetit dhe është e vjetër në të cilën nuk është publikuar nga ai

‘’ CV-ja që po qarkullon në portale është e vjetër dhe gjendet në uebsajtin e vjetër të universitetit të cilën nuk e kam publikuar unë, ne profesorët nuk kemi qasje në uebfaqen e universitetit pra nuk mundemi me i publiku kjo është punë e administratorit, ju ftoj që të shikoni CV-në tim në uebsajtin e ri pra që është përditësuar aty mund ta gjeni autobiografinë tim dhe të gjitha publikimet‘’ tha Faiku

Pas kontaktit me Faikun, Gazeta e Re ka analizuar uebsajtin e Universitetit të Prizrenit dhe ka arritur ta gjej që universiteti përmban dy uebsajte i cili njëri prej tyre është i vjetër dhe aty janë publikmet të vjetra  (https://old.uni-prizren.com/sq/ballina.html) ndërsa në uebsajtin e ri të përditsuar nuk gjendet CV-ja në fjalë me gabime drejtshkrimore por është një CV krejtësisht ndryshe nga ajo e cila qarkullon në portale ( https://www.uni-prizren.com/  )

Uebsajti i vjetër

Uebsajti i përditsuar

Këtu mund të gjeni CV-në e publikuar në uebsajtin aktuale të Universitetit të Prizrenit./Gazeta e Re https://juridiku.uni-prizren.com/wp-content/uploads/2022/10/CV-MUHAREM-FAIKU.pdf

Kategoritë
LajmeVendi