Daçiç: Vuçiç na kërkoi të ngrijmë marrëdhëniet me Kroacinë pasi i ndaluan hyrjen në korrik

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka zbuluar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i kishte kërkuar ‘ngrirjen’ e marrëdhënieve me Kroacinë. Daçiç tha për mediat serbe se Vuçiç i kishte kërkuar organizimin e një takimi me ministrin serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomislav Zhigmanov dhe deputetin kroat Milorad Pupovec, për të treguar një ngrirje të marrëdhënieve me kroatët.

“Presidenti Vuçiç na kërkoi të komunikonim me Zhigmanov dhe Pupovec, për t’i ‘ngrirë’ sadopak marrëdhëniet me Kroacinë”, theksoi kryediplomati serb.

Ndërsa Zhigmanov në kuadër të deklaratës së Daçiç u shpreh se ekzistonte nevoja e rivendosjes së marrëdhënies mes institucioneve zytare të dy vendeve.

“Është e vërtetë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me la detyrën në seancën e qeverisë që të hyj në komunikim me Pupovec-in, për të parë nëse mund të bëhet diçka për këtë”, shtoi ai.

Në korrik të vitit 2022, autoritetet kriate ia ndaluan hyrjen Vuçiç-it sepse ky i fundit kishte planifikuar vizitë private në kampin e përqendrimit në Jasenovaç.Qeveria e Kroacisë deklaroi se ai nuk kishte dhënë informacione zyrtare për kalimin e kufirit nga Bosnje-Hercegovina drejt Kroacisë. Si kundërpërgjigjie për ngjarjen, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli përpara se të futen në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni