Daçiq: Një shtetase serbe është plagosur nga shpërthimi në Taksim të Istanbulit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në sulmin terrorist të sotëm në Stamboll është plagosur një shtetas serb.

“Në shpërthimin e sotëm në Stamboll ka mbetur i plagosur një shtetase ynë. Bëhet fjalë për turisten Dragana Ristiq nga Nishi. “Ajo është jashtë rrezikut dhe ndodhet në spital, ku do të operohet sonte, për shkak se e kanë goditur me copëza në shpatull”, ka thënë Daçiq, njofton MPJ.

Për momentin, megjithatë, siç thotë Daçiq, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Stambolli.

“Ky është informacion nga turistët tanë të cilët kanë qenë në vendngjarje dhe janë paraqitur në konsullatën tonë të përgjithshme, e cila do të ofrojë ndihmë për të gjithë qytetarët tanë. Konsullja e Përgjithshme Ivana Pejoviq është në kontakt të vazhdueshëm me shtetasin tonë të plagosur. Do ta informojmë publikun për të gjitha detajet e reja dhe zhvillimin e situatës”, shtoi Daçiq.

Një shpërthim për shkaqe të panjohura ka bërë jehonë në lagjen Beyoglu, në qytetin turk të Stambollit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se gjashtë persona humbën jetën dhe 53 u plagosën.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Istiklal, Taksim. Një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve mjekësore janë dërguar në terren. Është një rrugë e njohur në mesin e turistëve dhe vendasve dhe ka një sërë dyqanesh dhe restorantesh.

Kategoritë
LajmeRajoni