Daçiq pretendon se janë të rreme deklaratat e Artan Hajrizit se i janë vjedhë dokumentet, u kërkon përgjigje gjermanëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, po pretendon se deklarimet e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit, se ky i fundit ia ka marrë dokumentacionet në Hanover të Gjermanisë janë të rreme.

“Personi i cili i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:5 në policinë e Hanoverit ka deklaruar se pardje vëllai i tij Fatoni ia ka vjedhur dokumentet në banesën e tij personale në Hanover. Është gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person kthehet nga Hanoveri ilegalisht në Preshevë dhe tenton sërish të shkoj në Gjermani”, ka thënë Daçiq, shkruan N1, transmeton Express.

Daçiq tutje pretendon se “ për këtë është rëndë dakord më herët dhe se ka qenë një akt i organizuar”

Kreu i ministrisë së Brendshme të Serbisë ka thënë se policia gjermane duhet të përgjigjet urgjentisht nëse Faton Hajrizi ka qenë në Hanover dhe si ka hyrë e si ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi