“Daily Mail”: Salah shtyn rinovimin, tundohet nga oferta e klubit “big”

Thashetheme të tjera po qarkullojnë nga Anglia në lidhje me të ardhmen e Salah.

Sipas “Daily Mail”, ylli egjiptian aktualisht është tunduar nga një ofertë e ardhur nga PSG. Thuhet se ai ka shtyrë takimin për të rinovuar kontratën e tij pasi po mendohet për ofertën e PSG-së.

Liverpool është në gatishmëri për të rinovuar, por nëse nuk ka një marrëveshje, atëherë do të ishin të gatshëm ta shisnin në merkaton e verës pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe kështu do të rrezikonin ta humbisnin me parametra zero.

Kategoritë
Sport