Daimler Mercedes-Benz do të ndryshojë emrin nga e marta

Daimler AG do të riemërohet zyrtarisht dhe do të quhetnë Mercedes -Benz Group AG, nga e marta, dita e parë e shkurtit, në një lëvizje që synon “zhbllokimin” e dinamikës së aksioneve të kompanisë.

Ky ndryshim është i fundit në një seri riorganizimesh strukturore për industrinë e automobilave që filloi si Daimler-Benz AG në 1926.

Marka Mercedes është pjesa më e rëndësishme e kompanisë dhe për shkak të kësaj unike besohet se mund të “zhbllokojë” të gjithë dinamikën e aksioneve të kompanisë.

“Ne kemi një mundësi reale për të shumëfishuar vlerën e kompanisë”, tha CEO i kompanisë , Ola Kaellenius , pak ditë më parë.

Objektivi i vendosur për vlerën e kompanisë nuk është bërë i ditur por vlen të kujtohet se për momentin vlerësimi i kompanisë është pak më pak se 77 miliardë euro .

Kategoritë
BotaLajme