Dalin detajet e operacionit të inteligjencës turke të neutralizimit të liderit të DEASH-it

Në operacionin ndaj shtëpisë ku ka pasur edhe bunker të kamufluar, i është bërë thirrje Abu Hussein al-Qurayshi-t që të “dorëzohet”, por nuk është marrë përgjigje.

Terroristi me emrin e koduar Abu Hussein al-Qurayshi, “I ashtuquajturi kalifi i ri i DEASH”-it, i neutralizuar në një operacion 4-orësh të Agjencisë turke të Inteligjencës Kombëtare (MIT) ka shpërthyer jelekun vetëvrasës pasi ka kuptuar se do të kapet, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, ekipi special i MIT ka marrë informacionin se terroristi me emrin e koduar Abu Hussein al-Qurayshi, për të cilin është konstatuar se shpeshherë e ndryshon vendndodhjen, gjendet në Afrin/Jindires dhe se së shpejti do të ndryshojë vendndodhjen, ka organizuar një operacion sekret më 29 prill 2023 në shtëpinë ku gjendej terroristi.

Në operacionin ndaj shtëpisë ku ka pasur edhe bunker të kamufluar, i është bërë thirrje Abu Hussein al-Qurayshi-t që të “dorëzohet”, por nuk është marrë përgjigje.

Pas kësaj ekipi special i operacionit të MIT, ka hyrë në ndërtesë duke shpërthyer murin e kopshtit të shtëpisë e më pas dyert e hyrjes së pasme dhe muret përreth. Abu Hussein al-Qurayshi kur ka kuptuar se do te kapet ka shpërthyer jelekun vetëvrasës mbi të.

Në operacionin që ka zgjatur rreth 4 orë, ekipi special i operacionit të MIT dhe civilët nuk kanë pësuar ndonjë dëm.

Abu Hussein al-Qurayshi i cili është bërë pjesë e organizatës terroriste DEASH në vitin 2013, për shkurt kohë ishte ngritur në pozita të larta brenda organizatës.

Ai ishte shpallur i ashtuquajtur kalif i organizatës terroriste më 30 nëntor 2022, pas vrasjes së liderit të mëparshëm të DEASH-it, Abu Hassan al-Qurayshi.

Kategoritë
BotaLajme