Dalin fotografitë nga takimi Kurti, Borell, Lajçak

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Takimi ka filluar nga ora 15:00, sipas agjendës së publikuar nga BE.

Pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët europianë do ta presin presidentin serb Vuçiq. Ndërkaq, pason një takim i përbashkët mes dy zyrtarëve europianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.

Fotografitë janë realizuar nga AP dhe Reuters.

Kategoritë
LajmeVendi