Dalin pamjet nga tuneli i stadiumit, ku shihet përleshja e lojtarëve pasi Messi i tha budalla lojtarit holandez

Holanda dhe Argjentina kanë zhvilluar ndeshjen më emocionuese deri më tani në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Ka pasur tensione pa fund para fillimit të ndeshjes, gjatë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes ku nuk kanë munguar kacafytjet mes futbollistëve dhe deklaratat thumbuese.

Më i tensionuari padyshim se ishte kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, i cili edhe gjatë ndeshjes reagoi ndaj holandezëve, por edhe pas ndeshjes.

Ylli i PSG-së, fillimisht u kap me trajnerin Louis Van Gaal, pastaj edhe me sulmuesin Wout Weghorst i cili shënoi dy gola për ‘Tulipanët’ dhe provokoi keq Messin në fushë.

Pas ndeshjes Messi gjatë dhënies së intervistës e ofendoi sulmuesin shtatlartë.

“Çfarë po shikon, çfarë do? Ik atje, budalla”, i tha Messi holandezit.

“Nuk i dua njerëzit që flasin para ndeshjeve. Numri 19 (Werhost) erdhi dhe na provokoi, përplasej me ne, fliste gjëra. As trajneri i tyre nuk ishte i respektueshëm me ne”, ka thënë Messi pas ndeshjes.

Tani janë publikuar pamjet nga tuneli i stadiumit, ku shihej edhe tollovia që ndodhi mes Messit dhe sulmuesit Weghorst.

Sulmuesi holandez donte t’i afrohej Messit në tunel dhe t’i jepte dorën, por lojtarët e tjerë të Argjentinës e ndaluan pasi e panë si provokim dhe sulmuesi i PSG-së filloi të ofendonte.

“Jam shumë i zhgënjyer me Messin. Doja t’i shtrëngoja dorën, por ai nuk donte. Nuk e kuptoj vërtetë spanjollishtën, por jam i sigurt se ai më tha diçka shumë të pakëndshme për mua”, u shpreh Weghorst. /Telegrafi/ 

Kategoritë
Sport