Dallimi midis Hamasit dhe Izraelit: Kush i ka torturuar të burgosurit, shihet në foto

Ndërsa pengjet izraelitë të liruar nga Hamasi duken të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë, në sytë e palestinezëve të liruar nga Izraeli shihet dhimbja. Izraeli, i cili më 7 tetor 2023 filloi të bombardonte Gazën, ka vrarë gati 50 mijë njerëz të pafajshëm deri më tani.

Në sulmet izraelite në Gaza, gratë dhe fëmijët janë ata që kanë vuajtur më së shumti.

Izraeli, i cili e ka kthyer Gazën në një burg të hapur, pranoi të nënshkruante një marrëveshje për armëpushim pas muajsh luftimesh.

Armëpushimi i arritur në Gaza u prit me gëzim në mbarë botën.

Pas marrëveshjes, Hamasi filloi të lironte pengjet izraelite që mbante, ndërsa Izraeli filloi të lirojë palestinezët e burgosur.

Sot u zhvillua raundi i gjashtë i shkëmbimit të pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit.

PENGJET U DORËZUAN

Gjatë këtij raundi të shkëmbimit të pengjeve, izraelitët e mbajtur në Gaza – Alexander Sasha Troufanov, Sagui Dekel-Chen dhe Yair Horn – u dorëzuan ekipeve të Kryqit të Kuq pranë shtëpisë së Yahya Sinvar, një nga liderët e vrarë të Hamasit, në qytetin Khan Yunis të Gazës.

Dihet se Sagui Dekel-Chen ka shtetësi të dyfishtë amerikano-izraelite, ndërsa Alexander Sasha Troufanov ka shtetësi të dyfishtë ruse-izraelite.

DALLIMI SHFAQET NË FOTOGRAFI

Dallimi midis palestinezëve të liruar nga Izraeli dhe izraelitëve të liruar nga Hamasi është pasqyruar qartë në foto.

Në imazhet e publikuara, shihet se palestinezët e liruar kanë kaluar ditë të vështira dhe kanë pësuar tortura gjatë kohës së tyre në burgjet izraelite.

Nga ana tjetër, duket se Hamasi i trajtoi pengjet izraelite si mysafirë, gjë që reflektohet si në gjendjen e tyre fizike të paprekur ashtu edhe në buzëqeshjet e tyre.

IZRAELI I TORTUROI PËR MUAJ ME RRADHË

Gjendja mendore dhe fizike e palestinezëve të liruar nga Izraeli dëshmon për torturat që kanë përjetuar gjatë muajve të kaluar.

Disa prej tyre, të tronditur dhe të përfshirë nga dhimbja, nuk mund të harrojnë vuajtjet e tyre.

Ndërsa izraelitët e liruar kanë rroba të pastra, palestinezët nuk kanë as çorape në këmbë…

Kategoritë
BotaLajme