Dani Alves dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

Gjykata e lartë e Katalunisë e shpalli sot (e enjte) fajtor ish-futbollistin brazilian, Dani Alves, për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të Barcelonës në vitin 2022, duke e dënuar atë me katër vjet e gjysmë burg.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që Alves t’i paguajë viktimës 150 mijë euro.

“Dënimi vlerëson se është vërtetuar se viktima nuk ka dhënë pëlqimin dhe se ka prova, përveç dëshmisë së paditësit, për të cilësuar dhunimin të provuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kategoritë
LajmeSport