Dani Alves dënohet me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual

Futbollisti i famshëm brazilian Dani Alves (40), u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për një sulm seksual në Barcelonë më 30 dhjetor 2022, vendosi një gjykatë në Spanjë.

Futbollisti i famshëm brazilian Dani Alves (40), u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për një sulm seksual në Barcelonë më 30 dhjetor 2022, vendosi një gjykatë në Spanjë.

Gjithashtu, Gjykata urdhëroi që Alves t’i paguajë viktimës një dëmshpërblim në shumën prej 150 mijë eurosh, si dhe të paguajë shpenzimet e gjykatës. Ai është dënuar edhe me nëntë vjet e gjysmë ndalim për t’u afruar dhe komunikuar me viktimën.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Sevilla (Spanjë), Juventus (Itali), PSG (Francë), Sao Paulo, Bahia (Brazil) dhe UNAM (Meksikë) ka të drejtë të ankohen në Gjykatën e Lartë të Katalonjës.

Kategoritë
Sport