Daniel Nelson, trajner i ri i KB Peja

Irlandezi Daniel Nelson është emëruar trajner i ri i KB Peja, dhe do ta marrë drejtimin e ekipit nga sot – duke qenë kështu kryetrajner i skuadrës që nga ndeshja me Sigal Prishtinën – që luhet nesër në orën 17:00.

40 vjeçari vjen në Pejë, pas eksperiencave të ndryshme në Gjermani, Rusi, Angli, Irlandë, Zelandë të Re, Qipro, Rumani, shkurt në Kosovë dhe së fundmi edhe në Holandë.

“Një pjesë e madhe e sezonit na pret dhe së bashku me Nelson do të luftojmë për përmbushjen e objektivave të KB Pejës. Na priftë e mbara” thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Kategoritë
Sport